Fiskalizimi në Shqipëri
Cfarë është fiskalizimi ?
Fiskalizimi është tërësia e masave të marra për të zvogëluar evazionin fiskal në të gjithë transaksionet me dhe pa para në dorë. Në procesin e fiskalizimit, të gjithë transaksionet (faturat e krijura) raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore.
Subjektet për fiskalizim
(1) Institucionet publike.
(2) Bankat dhe instituciuonet financiare dhe jo bankare.
(3) Të gjithë tatimpaguesit të cilët lëshojnë fatura për shitje produktesh dhe shërbimesh.
Si funksionon fiskalizimi ?
Procesi i fiskalizimit mundëson dërgimin e të dhënave tek Administrata Tatimore. Tatimpaguesi dërgon të dhënat e faturës në format XML në serverin e Administratës Tatimore përmes zgjidhjes softuerike që përdor për krijimin e faturave.
Serveri i Administratës Tatimore konfirmon marrjen e faturës duke i dhënë faturës një kod unik, numrin unik identifikues të faturës. Më pas Tatimpaguesi i lëshon klientit faturën e fiskalizuar e cila përfshin këtë numrin unik identifikues të faturës.
Invoice Number
Numri Unik Identifikues i Faturës, shkurtimisht NUIF, është një numër unik për çdo faturë i cili përcakton lidhjen midis faturës dhe lëshuesit të faturës dhe shërben si e dhëna kryesore e faturës për qëllim të identifikimit dhe regjistrimit të saj në librat e shitjes dhe blerjes.
Sistemi i Informacionit të Administratës Tatimore gjeneron Numrin Unik Identifikues të Faturës pasi përfundon procesin e verifikimit të faturës me sukses, dhe ia dërgon këtë numër tatimpaguesit për të konfirmuar se të dhënat e faturës janë pranuar në mënyrë të rregullt.
Si të konfirmoni faturat ?
Marrësi i faturës mund të verifikojë fiskalizimin e saj brenda 60 ditëve nga lëshimi i faturës, përmes platformës qëndrore të faturës, me një aplikacion të veçantë që skanon kodin QR në faturë, dhe në zyrën e Administratës Tatimore.
Në rastet kur marrësi i faturës është një person i tatueshëm, ai mund të verifikojë fiskalizimin e faturës tek platforma qëndore e faturës, sepse fatura regjistrohet në librin e tij të blerjes.
Certifikata elektronike
Çertifikata dixhitale është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet. E njëjta çertifikatë dixhitale mund të përdoret për të gjitha pajisjet fiskale të biznesit.
Criteria printing
Printeri i faturave i përdorur nga lëshuesit e faturave, i përmbush të gjitha kriteret nëse printon kodin QR dhe të gjithë informacionin e detyrueshëm, siç është përcaktuar në ligjin e fiskalizimit.
Kur duhet të printoni faturën fiskale ?
Printoni faturën për çdo transaksion me para në dorë përveç se kur :
(1) Shërbimet e shitura janë elektronike
(2) Furnizimi i mallarave apo shërbimeve kontraktohet përmes një aplikacioni në celular apo dyqani online.
Ndryshimet në faturë
Ju nuk mund të ndryshoni faturën pasi e keni printuar, sipas ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe ligjit të fiskalizimit. Por ju mund të bëni saktësime duke lëshuar faturë korigjuese.
Ruajtja e faturave
Faturat duhet të ruhen nga tatimpaguesi në format dixhital sipas legjislacionit tatimor në fuqi. Tatimpaguesi mund të ruajë faturat edhe në cloud.
Afatet e ngarkimit të faturës
Ngarkimi i faturave duhet bërë brenda 48 orëve, në rastet kur ka probleme me lidhjen e internetit. Nëse pajisja fiskale nuk funksionon, tatimpaguesi duhet ta riparojë/zëvëndësojë atë brenda 5 ditëve.