Kërko Ndihmë nga Konsulentet

Pse ndihmojmë në këtë mënyrë ?

Zero ka ndërtuar me Odoo një portal të dedikuar për t'ju shërbyer më mirë. Kur dërgoni kërkesën tuaj, ajo do të postohet automatikisht në portalin tonë dhe ekipi ynë do të kujdeset për të, ndërkohë që ju mund të kontrolloni lehtësisht çdo komunikim.

Pse duhet raportuar në portal ?

Nëse na kontaktoni drejtperdrejt në email support@zero.com.al, kërkesa juaj do të merret sërish automatikisht në portalin tonë, por nuk do të keni një historik të komunikimit dhe raportimit.

Si ta përdorni platformën?

1. Hapi i parë

  • Një ticket duhet të përmbajë vetëm një kërkesë në mënyrë që të ndiqni lëhtësisht ecurinë dhe t'ju shërbejmë me saktësi.

2. Hapi i dytë

Për të raportuar me sukses një kërkesë në portal duhet të plotësoni fushat e detyrueshme si më poshtë :

  • Name : Emri juaj i plotë

  • Email : Emaili juaj i punës

  • Subject : Një përshkrim të shkurtër dhe të përmbledhur të problemit ose kërkesës suaj.

  • Përshkrimi : Një përshkrim i plotë i detajuar i kërkesës dhe ndihmës që ju nevojitet. Kjo pjesë është shumë e rëndësishme pasi na shërben për t'ju ndihmuar më mirë dhe për t'ju ofruar një shërbim profesional.

  • Attachments : Foto të problemit ose video të regjistruar (shikoni më poshtë videon për të mësuar si të regjistroni ekranin tuaj)

3. Hapi i tretë

  • Klikoni butonin send që kërkesa juaj të dërgohet dhe regjistrohet në portal.

4. Hapi i katërt

  • Futuni në llogarinë tuaj për të ndjekur statusin e cdo kërkese nga profili juaj.

  Udhëzues si të regjistroni ekranin tuaj

 
 

Cfarë është portali konsulencës ?

Helpdesk është portali i shërbimit i ndërtuar me Odoo nga ku bashkëpunëtorët mund të kontaktojnë skuadrën tonë të suportit për të marrë ndihmë apo konsulence rreth kërkesave të tyre.


Cfarë shërbimesh ofrohen ?

- Asistencë për çdo pyetje apo paqartësi teknike ose kërkesë për ndihmë.
Kërkesa për udhëzime, materiale trajnimi dhe video shpjeguese për veprimet në platformën Odoo.
- Akses në portal për të raportuar dhe gjurmuar statusin e secilës kërkesë.